Panorama Sport (Albania)

Komiteti Olimpik, përplasje e ashpër me federatën

-

Fakti që Xhampiero Ventura nuk ka dhënë dorëheqjen dhe asnjë prej drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit nuk doli pas eliminimit për të marrë përsipër përgjegjës­itë, ka hapur një luftë të ashpër me Komitetin Olimpik Italian (CONI), me presidenti­n e këtij institucio­ni, Xhovani Malago, i cili nuk ka frenuar tonet: "Jemi që të gjithë shumë të zhgënjyer për atë që na duhet të përjetojmë, por në të tilla momente edhe personat e duhur duhet të mbajnë përsipër përgjegjës­itë e tyre. Dorëheqja e trajnerit Ventura është e detyrueshm­e, por nuk është vetëm ai problemi. Për këtë katastrofë duhet të dorëhiqet edhe presidenti i federatës, Karlo Tavekio, sepse ky është një dështim, jo vetëm sportiv, por edhe menaxheria­l".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania