Panorama Sport (Albania)

Bajern, në sulm për talentin e PSG-së

-

Kampionët gjermanë të Bajernit janë hedhur në sulm për një prej talentet 17-vjeçarë të francezëve të PSG-së, Jasin Adli, i cili luan në repartin e mesfushës në skuadrën e të rinjve të Parisit. Mirëpo, mesfushori 17-vjeçar është i njohur për mënyrën e të luajturit, të ngjashme me atë të Adrien Rabio, ndaj ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si ai i Barcelonës, por me sa duket francezët e PSG-së janë të bindur dhe nuk duan ta lëshojnë nga duart mesfushori­n Adli, i cili ka shënuar në 16 ndeshjet e fundit me ekipin e të rinjve një total prej 6 golash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania