Advokat lë Holandën: Duhet gjak i ri

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Dik Advokat i ka dhënë fund edhe aventurës së tij të tretë në stolin e kombëtares holandeze, pasi arriti fitoren e 37-të si trajneri i tyre (trajneri më i suksesshëm në histori). Pas miqësores ndaj Rumanisë, 70vjeçari, i cili nuk arriti dot t'i kualifikojë "tulipanët" në Botëror, pasi i mori ata në një situatë dramatike, vendosi ta ndërpresë bashkëpunimin me federatën holandeze: "Është koha për brezin e ri. Jo, nuk kam folur ende me federatën. Por, tani do ta mësojnë edhe ata. Çfarë do të bëj tani? Të shohim. Kur unë firmosa kontratën, objektivi ishte që të kualifikoja kombëtaren në Botëror. Më vjen keq për këtë. Por, arsyeja e vetme që largohem nuk është dështimi, por që t'i hap rrugën brezit të ri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.