“Bomba” e CR7: Më shisni në verë!

Portugezi trondit presidentin, i kërkon të ndërpresë kontratën në fund të sezonit

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL - Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kristiano Ronaldo dëshiron që të largo het nga Reali i Madridit në fund të sezonit dhe klubit i është komunikuar një lajm i tillë nga vetë sulmuesi portugez. Sipas gazetarit spanjoll Edu Aguirre, i cili lëshoi "bombën" gjatë programit sportiv "El Chiringuito", numri 7 kërkon që të ndërpresë kontratën me klubin në 30 qershor 2018 dhe këtë ia ka thënë personalisht presidentit Florentino Perez, i cili as që e ka imagjinuar që asi i tij do t'i largohej pa përfunduar të paktën kontrata aktuale (skadon në vitin 2021).

OFERTA - Sipas të njëjtave burime të Aguirres, "Topi i Artë", i cili mbetet i lidhur me tifozët, ka marrë gjatë këtyre ditëve një ofertë për të rinovuar kontratën me kampionët e Spanjës dhe Europës. Por, ai nuk ka mbetur aspak i kënaqur prej shifrave që i janë ofruar në tavolinë. Madje, 32-vjeçari është zemëruar dhe e ka refuzuar menjëherë atë. Ai nuk është ndierë mjaftueshëm i vlerësuar dhe u ka thënë gjithashtu drejtuesve se nuk e priti mirë lajmin e tentativave për të transferuar Kilië Mbapenë në Madrid, duke e quajtur një mungesë të theksuar respekti për të. CR7 i ka kërkuar gjithashtu presidentit që të mos e pengojë që të largohet dhe ta shesë për një çmim të arsyeshëm.

"NUK DUA TË RINOVOJ" - Jo më larg se disa ditë më parë, pas humbjes në ndeshjen kundër Totenhemit në Champions, luzitani tha: "Unë kam edhe katër vite kontratë. Nuk dua të rinovoj. Nuk dua të rinovoj. Jam mirë kështu. Jam i lumtur me kontratën që kam". Gjatë

merkatos së fundit të verës, dolën lajme se ai kishte kërkuar të largohej nga Spanja pas skandalit të evazionit fiskal që përfshiu edhe figurën e tij. Ronaldo deklaroi gjatë procesit gjyqësor se ai donte të shkonte në Angli sepse atje nuk kishte pasur kurrë probleme me taksat.

Megjithatë, Perez doli më vonë dhe e mohoi që Kristiano t'i kishte kërkuar largimin. Këtë sezon, gjërat për të kanë qenë të vështira edhe në fushë: ai ka shënuar vetëm një gol në La Liga dhe Reali e shikon veten në vend të tretë, 8 pikë pas kryesuesve të Barcelonës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.