Panorama Sport (Albania)

Interi për titull, Ikardi ndëshkon Berishën

Etriti arrin ta ndalë për një pjesë, Mauro e thyen në 9 minuta

- Përgatiti: LEDIO NASE

Me kokë, për t'ju afruar "kokës" së kampionati­t. Një bomber, për të besuar vërtet. Dy gola, për të arritur kuotën 13 (rrjeta) në po aq ndeshje. Mauro Ikardi thyen Berishën (dhe Atalantën), për të parakaluar Juven e për të qëndruar në ndjekje të Napolit. Interi kalon një tjetër test, pas një pjese të parë në të cilën miqtë e qarkullojn­ë më mirë topin, por djemtë e Spaletit nuk lëshojnë asnjë centimetër: të bashkuar e të përqendrua­r. Për të tjerat mendon kapiteni, me kokën e tij. Por zikaltrit nuk janë vetëm Ikardi: rolet e dyta i shkojnë D'Ambrozios (vendimtar në krah) dhe Shkrinjari­t që kalon "provimin-Gomez", i cili në teori (vetëm në teori) duhet ta vinte në vështirësi.

BARAZI - Spaleti lë mënjanë rekordin (6 formacione radhazi identike do përbënin primat, Luçiano është ndalur në 5), duke vendosur Santonin në vend të Nagatomos të majtë të mbrojtjes, pa ndryshime të tjera në 11-shen fillestare. Atalanta, në krahun tjetër, zbret në fushë me modulin 3-4-3: Iliçiç, Gomez e Kurtiç (si "9 fals") formojnë "trisin" ofensiv. Sfida fillon menjëherë me ritme të larta, për gëzimin e prezentëve në "San Siro" (më shumë se 52 mijë tifozë në shkallët e stadiumit). Del në pah ritmi i barabartë i të dyja skuadrave, si në lojë, po ashtu edhe në rezultat. Në të 25'-tën, Ikardi tenton të thyejë balancën: Borha Valero lëshon një "asist-perlë" për argjentina­sin, i cili me forcë shkëputet nga Toloi, por në zonë, përpara Berishës, i "shtie" në trup gardianit shqiptar. Rast i shkëlqyer për bomberin interist, por Etriti gjendet në gatishmëri. Atalanta megjithatë tregon se ka zbritur në fushë pa asnjë frikë, çka duket edhe nga qarkullimi i saktë i topit. Në minutën e 40të, "Meazza" ngrihet në këmbë: Ikardin që humbet ekuilibrin pas një kontakti në zonë me Toloin, protestojn­ë edhe lojtarët e Interit. Fabri, i ndihmuar edhe nga VAR-i, konfirmon që nuk është 11-metërsh. Mbyllet pa

fitues pjesa e parë.

ZGJOHET IKARDI - Ndërsa në 45 minutat e dyta nuk pati histori. Faktori "Ikardi" hapi dhe mbylli ndeshjen në harkun e 15 minutave të para, pa i lënë as kohë Atalantës të organizohe­j. Tri goditje me kokë në zonë si bomber i vërtetë: Berisha i pret vetëm të parën, në dy rastet e tjera detyrohet ta nxjerrë topin nga rrjeta. Në të 51'-ën, pas rivënies nga këndi të Kandrevës, argjentina­si i ikën mbulimit të Kristantes

dhe mposht shqiptari, disa hapa larg kuadratit; gol i bukur, sigurisht, por bie në sy prej lëvizjes së Mauros rrjeta e dytë pas krosimit të D'Ambrozios. Dy "grushte" ballore godasin Etritin dhe Atalantën, që përpiqet të reagojë vetëm në minutat e fundit (me mendjen te sfida në mesjavë me Evertonin në Ligën e Europës). Zikaltrit tashmë janë cinikë, ende nuk janë mposhtur, po ashtu si Napoli. Dhe tashmë i janë vënë nga pas skuadrës së Sarrit.

 ??  ?? FQ. 18-19
FQ. 18-19
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania