Panorama Sport (Albania)

Kuqeblutë pretendojn­ë për një 11-metërsh

-

Në minutën e 44-t të takimit ka një pretendim nga ana e Vllaznisë për 11-metërsh. Orelesi rrëzohet në zonë pas një dueli me LatifAmadu, që kishte ardhur në ndihmë të sulmit, por për gjyqtarin nuk ka 11-metërsh. Madje, për lojtarin e shkodranëv­e ka edhe kartonë të verdhë për simulim. Në pamjet filmike duket qartë se nuk ka pasur kontakt mes dy lojtarëve dhe Orelesi ka dashur që ta "vjedhë" penalltinë, por një gjë e tillë nuk i ka shpëtuar gjyqtarit kryesor dhe ndihmësve të tij. Sa i takon gjykimit, ndeshja është menaxhuar mirë dhe arbitrat nuk janë bërë protagonis­të në vendosjen e rezultatit final të takimit. Edhe pse trajneri Gjoka gjatë ndeshjes nuk ka qenë i kënaqur me vendimet që ka marrë kryesori i takimit dhe ndihmësit e tij, duke pasur pretendime, jo vetëm për rastin e 11-metërshit, por edhe për goditje dënimi të zakonshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania