Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç fsheh formacioni­n, Shtubina e nis nga fillimi

-

Ekipi i Kukësit ka udhëtuar gjatë paradites së djeshme nga Tirana drejt Kukësit. Pas akomodimit në hotel dhe konsumimit të drekës, trajneri Milinkoviç e ka nxjerrë ekipin në stërvitje. Specifikë në këtë seancë ka qenë se Milinkoviç nuk e ka ndarë njëmbëdhje­tëshen titullare pasi ka shkartisur ekipin, për shkak të frikës së zbulimit të formacioni­t. 49-vjeçari duke ditur rëndësinë e këtij takimi në lidhje me garën për titull, por dhe për ecurinë e Kukësit dhe të fatit të tij, e ka mbajtur të fshehtë formacioni­n. Gazeta mëson se trajneri do të rikthejë në formacion ndaj Partizanit mbrojtësin Albi Alla dhe mesfushori­n Besar Musolli. Porta do të mbrohet nga Enea Koliçi, mbrojtja do përbëhet nga kapiteni Hallaçi në të djathtë, Shameti e Alla në qendër, Rrumbullak­u në të majtë. Nga mesfusha Milinkoviç ka kërkuar shumë. Dilema është se kush do të luaj në të djathtë, Shtubina apo Ethemi. Gjasat janë që Shtubina të luajë në të djathtë, Musolli e Krokotiç në qendër dhe Kale në të majtë. Ethemi pritet të luajë mbas Gurit që është pika referuese në sulm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania