Panorama Sport (Albania)

Elbasani ruan kreun, vendosin të rinjtë

Miqtë janë inekzisten­të, Kotorri bën spektatori­n

- VLADIMIR MEMA

Elbasani koleksiono­n fitoren e radhës në sh tëpi, ku ka likuiduar në shifrat 2-0 Delvinën. Golat e dy futbollist­ëve të moshave, Enis Dishanit në pjesën e parë dhe Arsen Lleshit në të dytën, u dhuruan tri pikët që i mbajnë ende në krye elbasanasi­t. Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga vendësit, me Kotorrin që përgjatë 90 minutave ishte në rolin e spektatori­t. NDESHJA

Që në startimin e sfidës elbasanasi­t duken më superiorë dhe kontrolloj­në lojën, duke krijuar edhe raste të rrezikshme në portën kundërshta­re. Inkursione­t e Hyshmerit nga krahët nuk shfrytëzoh­en si duhet nga futbollist­ët vendas, me Toçkën që në një prej rasteve godet edhe traversën. Pavarësish­t golit që nuk po dukej në horizont, verdheblut­ë krijojnë shumë raste dhe ishte çështje minutash zhbllokimi i sfidës. Në të 32-ën Hyshmeri kroson nga këndorja, kërcen më lart nga të gjithë Dishani dhe sfera ndalet në rrjetë. 1-0 dhe me këto shifra mbyllet edhe pjesa e parë. Fraksioni i dytë i lojës nis ashtu si i pari, me Elbasanin që kontrollon dhe dominon. Sërish Hyshmeri futet në zonë nga e majta, jep një asist për Arsen Lleshin, i cili, me një goditje shtrirazi, mposht portierin mik në minutën e 48-të. 2- 0 dhe praktikish­t gjithçka duket e mbyllur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania