Panorama Sport (Albania)

Domosdova surprizon Maliqin

-

Maliqi ka çeduar në takimin e javës së 9-të, ku është mposhtur në shtëpi nga Domosdova me rezultatin 1-2, duke i rezervuar një surprizë jo fort të këndshme tifozërisë pas rikthimit nga dënimi. Domosdova gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t me Karriqin, ndërsa në minutën e 43-të, Trëndafili barazoi shifrat. Në minutën e 85-të, Vreto realizoi golin e dytë për miqtë, duke shtangur të gjithë. Pas kësaj humbje, gjërat janë komplikuar ndjeshëm. Ildi Merolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania