Panorama Sport (Albania)

"Formula 1 kushton shumë dhe fiton pak, modeli duhet ndryshuar"

-

Kesi Keri, kryetari ekzekutiv i F1, u është përgjigjur kritikave nga Mercedesi, Renaulti dhe Ferrari për zgjedhjet që kanë ndër mend të punojnë për të përcaktuar standardet teknike të motorëve F1 nga viti 2021. Propozimet fillestare nuk janë shumë të turbullta, janë të pakënaqur me ndërtuesit e deritanish­ëm, deri në atë pikë sa disa prej tyre po mendojnë që të dalin nga ky rreth. Por është vetëm në fillim të negociatav­e dhe mbrojtësi i ri i Serisë donte të bënte disa sqarime. Keri shprehet se: "F1 kushton shumë dhe fiton pak, modeli duhet ndryshuar". Ndërkohë që "CEO Series" mbron propozimet për motorë, duke filluar nga 2021-shi: "Sot, ata që i afrohen F1 e kanë të qartë se nuk do ta bëjnë atë, ose mund të luftojnë për më të mirën e mundshme, që do të thotë për një vend balancues ku kostot të jenë më të vogla për ta mbështetur atë". Në vijim, ai shprehet: "Ne duam të konkurrojm­ë në rrugën e duhur, por në kontekstin e një vizioni të përbashkët. Natyrisht, dallimet në mes të makinave do të mbeten, duhet kompromisi i duhur mes ekipeve ku të gjitha janë të rëndësishm­e. Sot ka ekipe që shpenzojnë gjysmë miliardë dollarë në vit për të vënë një ose dy makina në rrugën e duhur. Kjo nuk ka krijuar ndonjë vlerë për tifozët dhe unë besoj te prioriteti për modelin e biznesit me më shumë makina, duke mbajtur një ekip në F1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania