Panorama Sport (Albania)

Santon: Spaleti si Mou, ka rikthyer çka na mungonte

-

Në "zonën miks", pas përfundimi­t të ndeshjes kundër Atalantës, Davide Santon e ka komentuar kështu paraqitjen dhe rezultatin përfundimt­ar për mikrofonat e "Premium Sport": "Unë, jo edhe aq i ri? Jam vetëm 26 vjeç, por më shihni kështu sepse luaj që kur isha 17. Por ndihem i ri (qesh). Rritja e skuadrës? Po, këtë vit ka një ndryshim të ndjeshëm, Spaleti po i jep skuadrës çka i mungonte: të gjithë punojnë dhe janë pjesë e titullarëv­e. Na bën të ndihemi të rëndësishë­m, një veti thelbësore për një grup që synon të arrijë objektiva me peshë. Sot (dje) e pata të vështirë, ishte bërë nga ndeshja e fundit që nuk luaja 90 minuta. Raporti me trajnerin ka qenë gjithmonë i veçantë. Sot(dje) arritëm një fitore të madhe, fakti që përballë kishim një ekip siAtalanta e bën akoma më të veçantë. Spaleti e Murinjo? Luçiano i ka të gjitha, dëshira e tij për të fituar është e jashtëzako­nshme dhe ia përcjell kujtdo që zbret në fushë. Ndihemi një grup i organizuar dhe kjo na mungonte vitet e kaluara. Po gjejmë vazhdimësi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania