Panorama Sport (Albania)

Amerikanët: Milani, minë me sahat!

"Mr.Li, një i panjohur. Kush ka monitoruar shitjen e Milanit, do të ketë probleme"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Tarik Panzha është një nga bashkau torët e shkrimit për Jonghong Li të shkruar pak ditë më parë në të përditshme­n amerikane "NeZ York Times". Gazetari në fjalë ka dhënë një intervistë të shkurtër, ku ka shpjeguar këndvështr­imin e tij dhe arsyet e shkrimit për presidenti­n e Milanit.

Përse një gazetë si e juaja u përqendrua te Milani?

Fillesa e gjithçkaje është zhvillimi i futbollit në Kinë. Topi është shndërruar në një fiksim për liderin Xi Jinping. Ne u munduam të kuptonin përse kinezët po investonin kaq shumë në futboll dhe kush ishin këta investitor­ë.

Në rregull, po përse pikërisht kuqezinjtë?

Milani ishte rasti më intrigues, pasi ishte klubi më i kushtueshë­m që përfshihej në një kalim pronësie, ku pronari ishte i panjohur.

Sa kohë ju mori përgatitja e shkrimit?

Disa muaj, na u desh të lëviznim nëpër Kinë dhe disa vende të tjera. U përpoqëm të flisnim me shumë njerëz, sa më shumë të mundeshim, por thuajse askush nuk kishte dëgjuar më parë për Jonghong Li. Pas gjithë këtij hetimi, pyetja ishte gjithnjë e njëjta: Si mundej një figurë e tillë të qëndronte pas blerjes së një klubi të famshëm?

Sipas burimeve dhe njohjeve tuaja, si mundet Mr. Li të

kontrolloj­ë minierat nëpërmjet Guangdong Lion ?

Nuk e dimë saktësisht se çfarë roli ka Jonghong Li prapa kuintave, por kolegët e mi në Kinë nuk kanë gjetur prova që të vërtetojnë se "Guangdong Lion" është nën pronësinë e presidenti­t kuqezi, për pasojë s_është e vërtetuesh­me që është

Mr. Li ai që i drejton minierat.

Atëherë si ka mundësi që autoritete kanë dhënë 1OK2 për shitjen e Milanit?

Kjo është një pyetje që vetëm ata mund t'i japin përgjigje. Unë mendoj se duhen të ishin bërë disa kërkime më shumë. Kështu si duken faktet, kjo histori mund të përfundojë në një

mënyrë që do të shkaktojë jo pak probleme për autoritete­t.

Z3rtarët italiane kanë bërë kontrolle dhe, përderisa kanë lejuar shitjen e klubit, do të thotë se nuk kanë zbuluar problemati­ka.

Nëse do të isha tifoz i Milanit, do të kërkoja me ngulm të dija se kush është pronari. Mendoj se, në të tilla situata, duhet më shumë qartësi. Çmimi me të cilin klubi u shit, interesat e fondit "Elliot" janë një bombë që mund të shpërthejë nga çasti në çast. Nuk shoh asnjë mënyrë me të cilën kuqezinjtë mund të paguajnë borxhet, sidomos me të ardhurat e tyre aktuale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania