Panorama Sport (Albania)

Reali hap “thesin”, 140 milionë euro për Agueron dhe De Gean

Portieri i Junajtid dhe sulmuesi i Sitit janë dëshirat

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Porta dhe sulmi janë shndërruar në një problem te Reali i Madridit. Nëse Keilor Navas po shqetësohe­t nga disa dëmtime të njëpasnjës­hme, në repartin ofensiv Kristiano Ronaldo me shokë po vuajnë jo vetëm një krizë goli, por ndoshta ky moment i portugezit, mbi gjithë të tjerët, konfirmon prapaskena­t mediatike se "CR7" ka kërkuar realisht që të largohet në fund të këtij sezoni. Për këtë arsye, në kryeqyteti­n spanjoll nuk duan që të kapen të papërgatit­ur në pritje të verës së ardhshme. Drejtuesit e Realit, të paktën duke iu referuar revistës "Don Balon", do të nisin një tur takimesh në Mançester, të udhëhequr nga presidenti Florentino Perez. Ai do të ketë takime te Siti dhe Junajtid. Sulmuesi argjentina­s po lihet së fundmi në hije nga Gabriel Zhezus dhe pankina po nis të bëhet e bezdisshme për të. Prandaj, "galaktikët" do t'i propozojnë një çek prej 60 milionë eurosh Pep Guardiolës, për të sjellë në "Santiago Bernabeu" Agueron. Një tratativë e tillë mund t'i interesont­e edhe Sitit, të cilën duan ta blejnë që në janar, Aleksis Sançezin nga Arsenali. Ndërkohë, për sa i përket portës, tashmë objektivi është i njohur prej vitesh. Ai është David De Gea, titullari i skuadrës së Zhoze Murinjos, i cili gjithashtu kërkon të kthehet në Spanjë. Në vitet e kaluara, ai e ka pranuar ofertën e Realit, por në një mënyrë apo një tjetër, ka mbetur gjithmonë në "Old Trafford". Gjithsesi, sivjet sulmi i madrilenëv­e pritet të jetë më serioz se kurrë, sepse vetë fakti që presidenti Florentino Perez ka zbritur në terren, do të bëjë që ai të tentojë gjithçka për portierin De Gea, për të cilin janë gati 80 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania