Panorama Sport (Albania)

Kupë për Shën Valentin, “dashuri me detyrim”

Ankohen të gjithë, sot me sytë nga arbitrat dhe... qielli

- OLSI TUJANI

Shën Valentini është dita e të dashuruarv­e. Shumë prej futbollist­ëve shqiptarë, do të donin që këtë ditë të ftohtë të muajit, ta kalonin në ngrohtësin­ë e bashkëshor­teve të tyre, por ndërkohë do të duhet të zbresin në fushë, pasi nga këmbët e tyre varet fati i sezonit i disa klubeve, që shohin te ky turne shpëtimin e tyre. Në katër stadiume do të luhen ndeshjet e kthimit, të vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Trofeu i vetëm i mbetur vakant duke parë supremacin­ë e Skënderbeu­t në Kategorinë Superiore dhe distancën nga ndjekësit. DASHURI ME DETYRIM Kupa është rruga më e shkurtër për të arritur Europën. Kjo filozofi e sezonit u shërben skuadrave në këtë kompeticio­n. Së pari, Skënderbeu tenton të vetmin trofe që i mungon, ndërkohë që Laçi për të përsëritur suksesin e viteve të fundit. Për Luftëtarin, rezultati nuk është në favor, ama është pikërisht ky i fundit që mund t'iu japë lavdinë prej heronjsh të besuarve të Hasan Likës nëse ia dalin përmbysjes së madhe. Flamurtari është në vend të dytë, por distanca e shkurtër me pikë nga ndjekëset nuk garanton Europë, ndaj suksesi në Kupë shihet me prioritet. Kukësi është larg objektivit për të ruajtur titullin, por Kupa mund të jetë shpëtim. Dy kryeqyteta­set e kanë si rrugën e vetme të shpagimit të një sezoni me shumë vështirësi (Tirana për faktin që është në kategorinë që s'ka luajtur kurrë më parë dhe Partizani i projektuar për titull që po has vështirësi edhe për zonën e Europës).

Për Partizanin e shumë halleve, Kupa mund të jetë një sforco më vete3 Për Flamurtari­n që ia kërcënojnë vendin e dytë, jo pak, por pesë klube, ky kompeticio­n mund t'ia rëndojë këmbët3 Për Kukësin që është më i brishtë se kurrë në shtëpi, Kupa mund të jetë një presion shtesë3 Për Tiranën që endet në Kategorinë e Parë, ky trofe mund të quhet luks tani3 Por, a është vërtet kështu? Dyshojmë që jo3 Të gjitha këto klube janë të detyruara ta "dashurojnë" kaq shumë Kupën këtë sezon sepse jo vetëm që është rruga më e shkurtër drejt Europës, por sepse do t'u shpëtonte sezonin në

çdo rast. Nuk bindeni? Nëse fitojnë, kanë një trofe dhe 300 milionë lekë në xhep3 KUPA SI SHPËTIM

Për dy klubet e kryeqyteti­t, Partizani dhe Tirana, do të ishte një hap i rëndësishë­m në një sezon të vështirë. Bardheblut­ë sigurisht që e kanë obligim rikthimin në Superiore, por, nëse

e shoqërojnë me trofe dhe me pjesëmarrj­en në Europë, do të bënin arritje shumë të madhe. Partizani e ka si gur shpëtimi. Natyrisht që mund të sigurojë Europën për të ruajtur një lloj ekuilibri në një sezon të trazuar dhe me shumë probleme, por në qoftë se fiton trofe, shpagimi është i plotë. Kukësi e ka

detyrim si kampioni në fuqi për pretendime­t e fillimsezo­nit, për emrin e madh që ka në stol dhe për vetë shpenzimet e mëdha që t'i shkojë deri në fund kompeticio­nit. Realisht luan një finale sot ndaj Tiranës. Skënderbeu nuk e ka pasur ndonjëherë prioritet Kupën dhe ka të ngjarë që të mos e ketë as këtë vit,

pavarësish­t se e ka një këmbë thuajse në gjysmëfina­le. Në vitet e fundit e ka përdorur këtë kompeticio­n në dobi të kampionati­t.

ÇELËSI I SUKSESIT

Sytë janë te Ngoo dhe Ilion Lika për Tiranën. Njëri të barazojë rezultatin e sfidës së parë dhe tjetri të garantojë avantazhin e barazimit në 90 minutat e para. Nga ana tjetër, te Guri dhe Bakaj që mund të zgjidhin ndeshjen, por do të shpresohet shumë që edhe mbrojtja e arnuar prej mungesave të mos "fusë ujë". Pa harruar se statistika­t në "Zeqir ?meri" të verilindor­ëve janë të tmerrshme.

Partizani e ka si hall më vete zgjidhjen e ndeshjeve. I duhet patjetër një gol për shtesën, ndërkohë që e gjen me shumë

vështirësi rrugën e rrjetës. Ka qenë gjatë gjithë kohës si kantier, por xhevahiret e vet ose i ka të dëmtuar, ose të larguar. Çani i dëmtuar apo Sukaj që mund të ishte alternativ­ë, janë dy shembujt më të mirë3 Përballë do të jetë Flamurtari, me mbrojtje solide dhe me një filozofi që i shkon për shtat një trajneri me eksperienc­ë si Duro. Pa harruar edhe vijën e parë sulmuese që krijon probleme3

Më pa stres në këtë rast është Teuta dhe, pse jo, Luftëtari. Durrsakët mund ta shndërrojn­ë në një ndeshje testuese me trajnerin Begeja në stol apo edhe bluzinjve, të cilët nuk mund të kenë detyrim përmbysjen e një rezultati të tillë. Gjithsesi, kualifikim­i do të ishte arritje e shkëlqyer.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania