Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Arbitrat të mos bëjnë gabime ‘humane’, e duam Kupën

-

Në prag të takimit me Flamurtari­n, e vlefshme për ndeshjen e kthimit në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, zv.trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, doli në konferencë për shtyp, pasi Sulejman Strova vijon i pezulluar. Ai bëri apel që arbitrat të evitojnë gabimet "humane" dhe, sipas tij, të kuqtë janë të përgatitur për kualifikim.

2 ndeshje për 2 javë me Flamurtari­n. Ndeshjen e parë në Kupë e keni humbur, si e keni përgatitur sfidën e nesërme? Jemi përgatitur mirë, por ajo që duhet të thosha përpara se të flisja për vështirësi­të e takimit është se u bëj thirrje arbitrave të jenë pak më të vëmendshëm në këto gabimet humane që kanë bërë këto javë. Theksoj golin e rregullt të Prognit dhe ndeshja e kthimit do ishte shumë më e thjeshtë. E përsëris, që nuk jemi për të kërkuar ndihmë, por duke pasur parasysh që diskutohet kualifikim­i, këto gabimet e vogla "humane", bëjnë diferencën. Shpresoj të mos përsëriten më.

Me Flamurtari­n duhet patjetër që të shënoni gol. A e shikoni pak të vështirë duke parë periudhën jo të mirë të sulmit të Partizanit?

Sigurisht që në një ndeshje të tillë, vështirësi­të shtohen duke parë edhe shirat. Ne do të jemi të kujdesshëm gjatë 90 minutave, të neutralizo­jmë sulmet e Flamurtari­t dhe të shpresojmë që me një lojë të mirë, duke dhënë shpirtin në fushë, të shënojmë një gol sa më shpejt të jetë e mundur. Por, them që nuk duhet ta humbim durimin, pasi, nëse pësojmë, do e kemi akoma më të vështirë. Kam besim që skuadra do shfaqet më së miri. Besoj se me Flamurtari­n do të shënojmë.

Nga cili kompeticio­n mendoni se ka më shumë shanse Partizani të arrijë Europën?

Besoj se të dyja janë paralel, por kjo është më e lehtë. Një kualifikim në Kupë, do na jepte avantazh. Edhe në kampionat, këtë javë ishim shumë pranë arritjes në vendin e tretë.

Çani do të mungojë sërish. Si do të zgjidhet çështja e sulmit?

Në çdo konferencë përmendet Çani, por unë jua kam thënë se ai është në një program stërvitor, të cilin do ta zbatojë me përpikëri. Nuk duam të bëjmë gabime. E gjithë skuadra dhe stafi mjekësor është në dispozicio­n, jo vetëm për Çanin, por edhe për Fejzullahu­n që është rikthyer me skuadrën. Kur Çani të jetë gati, do të jetë në skuadër.

Pra, rikthimi i Çanit do shtyhet edhe me disa javë? Këtë do t'ia lemë kohës, por Çani do të kthehet në skuadër vetëm kur të jetë gati plotësisht.

Europa objektiv. Nga kampionati thatë që keni mundësi ta arrini, por a shikohet Kupa si kamerdarja e shpëtimit të sezonit?

Sigurisht, matematiki­sht nuk ka mbaruar, por titulli është larg. Ne do të synojmë Kupën. Do të futemi në fushë për t'u kualifikua­r. Mund të kemi edhe një trofe si Kupa nëse nuk arrijmë titullin. Kush mendoni se mund ta zgjidhë ndeshjen ndaj Flamurtari­t?

Dua të theksoj se Flamurtari është një skuadër e mirorganiz­uar dhe shumë e fortë. Në dy përballjet që bëmë, i kemi parë cilësitë e tyre. Por, duke parë cilësitë e skuadrës sonë, në ndeshjen e nesërme (sotme), skuadra do të japë maksimumin për një rezultat pozitiv. Progni dhe Bardhi mungojnë ndaj Kukësit. A shpresoni që të dy të japin më të mirën në ndeshjen e Kupës? Ata kanë luajtur shumë mirë deri tani dhe këtë gjë do e bëjnë edhe nesër (sot) ndaj Flamurtari­t.

Nëse fitoni me Kukësin keni mundësi të arrini Europën. Nëse do kishit një zgjedhje, do dëshironit kalimin e turit në Kupë apo fitoren me Kukësin?

Ne do të fokusohemi që ndeshjen ndaj Flamurtari­t ta fitojmë dhe t'i marrim një nga një. Ky është objektivi ynë i parë. E dimë vështirësi­në e kësaj ndeshjeje. Na duhet një kthim rezultati. Loja është e hapur dhe ne do tentojmë. Më pas, do mendojmë për Kukësin. Ndaj Laçit, shumë pak tifozë. Keni një mesazh apo apel? Me sa di, klubi është në bisedim e sipër dhe po e zgjidh këtë situatë. Edhe ne si staf apo edhe vetë lojtarët e ndjenjë mungesën e tyre. Ai është lojtari i 12-të i yni dhe na jep kurajë gjatë gjithë ndeshjes. U bëj thirrje të vijnë në numër të lartë, siç e kanë traditë, dhe të na mbështesin në këtë ndeshje delikate.

Ky është Partizani i Starovës apo i Dalipit?

Starova është trajneri i parë, sigurisht që është Partizani i Starovës. Gjithsesi, unë bëj pjesë te stafi i Partizanit dhe e them që kam qenë dhe jam i gatshëm në dispozicio­n të klubit.

 ??  ?? Dalipi gjatë konferencë­s së djeshme (Foto nga “Facebook”-u i klubit)
Dalipi gjatë konferencë­s së djeshme (Foto nga “Facebook”-u i klubit)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania