Panorama Sport (Albania)

Mungon edhe Maveje, i kuqi futet në disiplinë

-

Tirana udhëton me mungesa drejt Kukësit. Sikur të mos mjaftonin Albi Doka i dëmtuar dhe Marvin Turtulli i pezulluar, listës i shtohet edhe Toni Maveje. I kuqi që mori ndaj Tomorit në kampionat i ka kushtëzuar rëndë mesfushori­t dhe bardhebluv­e. Duke qenë se mori direkt, ai është trajtuar si karton disiplinor dhe, për këtë motiv, i bie që të humbasë ndeshjen e sotme. Në kësi kushtesh, vendin e tij në formacion pritet që ta zërë Muguna, që do të jetë më i avancuar se Daja dhe Karabeci. Krahët e mbrojtjes i mbeten Kërçikut dhe Hoxhallari­t, ndërsa në qendër do të luajnë Musa me Caken. Sulmi i takon Ngoosë, i mbështetur prej Sentamusë dhe Grecës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania