Panorama Sport (Albania)

Bardheblut­ë, gati edhe për penalltitë

-

Tirana ka mbyllur zyrtarisht përgatitje­t për Kukësin. Pas barazimit 1-1 në "Selman Stërmasi", bardheblut­ë kanë udhëtuar në këtë transfertë vetëm e vetëm për të fituar. Megjithatë, stafi teknik ka marrë në konsiderat­ë edhe shtesën, ndaj në dy ditët e fundit ka punuar edhe me penalltitë. Skuadra ka stërvitur "këmbët" nga pika e bardhë, por në të njëjtën kohë edhe portierët kanë provuar veten me pritjet, pasi duan që të kenë gjithçka gati për ndeshjen e dytë çerekfinal­e të Kupës së Shqipërisë. Megjithatë, qëllimi i kryeqyteta­sve është që të shënojnë një gol sa më shpejt dhe, më pas, të vihen në mbrojtje të rezultatit, duke i hequr vetes edhe "peshën" e 11-metërshave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania