Panorama Sport (Albania)

Enrike do stafin e Barçës te Çelsi. Konte: E admiroj

-

Luis Enrike do të kërkojë të marrë me vete stafin e tij te Barcelona përfshirë Huan Karlos Unzuen (aktualisht trajneri i Selta Vigos) nëse do ulet në stolin e Çelsit. Sipas "The Sun", ai do të kërkojë të marrë me vete drejt Londrës edhe Roberto Morenon, Rafael Polin dhe Hoakin Valdezin. Luço është favorit për të zëvendësua­r Antonio Konten në rast shkarkimi në "Stamford Bridge". "Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe besoj se ai është një person i shkëlqyer. E admiroj", tha Konte pas fitores ndaj Uest Bromuiçit, e cila shkarkoi disi presionin nga italiani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania