Panorama Sport (Albania)

Emeri: Mësuam nga Barça, s’e ndryshoj Nejmarin me Ronaldon

-

Unai Emeri mendon se PSG-ja nuk është më e brishtë për të gabuar ashtu siç bëri një vit më parë dhe thotë se eliminimi nga Barcelona ishte hapi i parë për një projekt të rëndësishë­m. Trajneri i PSG-së nuk ka ndërmend ta ndryshojë Nejmarin me Kristiano Ronaldon. NDESHJA- "Pres një ndeshje të luftuar dhe me shumë intensitet. Këto dy skuadra kanë lojtarë me shumë kualitet, të cilët kanë dëshirë të tregojnë vlerat e tyre individual­e dhe forcën e grupit. Kur për ne është një mundësi e madhe për të treguar se jemi një ekip i madh dhe për të treguar se kemi më shumë eksperienc­ë. Jemi më të fortë sesa një vit më parë dhe nuk do të bëjmë të njëjtat gabime që bëmë ndaj Barcelonës. Jemi të përgatitur për një ndeshje të madhe". RONALDO-NEJMAR-" Të shkëmbeja Ronaldon me Nejmarin? Është një pyetje e vështirë, të cilës unë do t’i përgjigjem lehtësisht: Unë jam i kënaqur që kam Nejmarin në skuadër". BARCELONA-" Nga ai eliminim një vit më përpara ka nisur projekti ynë për të bërë një ekip të madh në Europë. Pavarësish­t rezultatit të ndeshjes, PSG-ja është një ekip i fortë dhe gati për të luftuar". BBC-MCN- "Të dy sulmet janë të fortë dhe shumë të vështirë për t'u markuar, por të dyja skuadrat kanë edhe mbrojtje të forta, të cilat janë të përgatitur­a për këtë ndeshje të rëndësishm­e"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania