Panorama Sport (Albania)

Inter5 rebelim kun8ër Ikar8it

itorja nuk ëri e ekt, an ! re "a # $erisi % # & rozo "i % kërkojnë një tjetër li ! er

- Përgatiti: LEDIO NASE

Interi u rikthye te fitorja kundër Bolonjës duke rifituar vendin e tretë të klasifikim­it, por klima në dhomat e zhveshjes së zikaltërve duket të ketë ende tensione për të zgjidhur. Në sfidën e së dielës u panë disa aspekte pozitive, fryt i ndryshimev­e taktike të Spaletit (kalim te moduli 4-3-3, nga nisja me 4-2-3-1, por po studiohet edhe një kalim te 4-3-1-2 me disa ndryshime interesant­e), megjithatë mendja e popullit interist janë të shqetësuar­a nga situata akoma për t'u qartësuar.

PAKËNA!ËSI - Në radhë të parë ekziston problemi ekonomik: për të rikthyer skuadrën në ’hampions, duhet konkurruar edhe me tregun. Për të konkurruar me Barçën, Realin, Sitin apo PSG-në, shërbejnë së paku disa milionë, shpenzim i palejueshë­m së paku për momentin. Sepse dokumenti i lëshuar nga Partia Popullore kineze nuk la hapësirë për interpreti­m: edhe për 2018-ën "Suning" nuk do mundet të shpenzojë për Interin dhe, si pasojë, zikaltrit do duhet ende të autofinanc­ohen për merkaton. Do qëndrohet me shpresën që Zhoao Mario e Kondogbia të pëlqehen nga klubet respektive, Uest Hem e Valencia (ku ndodhen aktualisht në huazim), aq sa t'i bindin për t'u paguar klauzolat e shitjes. Kështu Interi do të kishte në arka "thesarin" e duhur për të paguar Rafinjën e

Kanselon dhe mund të bëhej një përpjekje për Lisandro Lopezin.

KAPITEN #POLEMIK# - Anomalitë lindin megjithatë edhe nga brenda skuadrave, në dhomat e zhveshjes: ulje-ngritje në rendiment e humor, "dashuri" e "urrejtje" të papritura nga

të ashtuquajt­urit miq. Shumë rrotullohe­t rreth figurës kontrovers­e të Mauro Ikardit, pa vazhdimësi, edhe pse në nivele të larta (16 gola në 15 ndeshjet e para, 2 në 7 të radhës), kapiten kurrë plotësisht i njohur nga tifozëria si pasojë e sjelljes së tij mes egoizmit dhe ekstravaga­ntes.

Të shumtë do preferonin Mirandën, sipas raportimit të "La Repubblica"-s. Ku flitet për një krisje të raporteve mes Mauros dhe "krahëve" të skuadrës, Perisiç e Kandreva, pas fakteve misterioze të janarit: miqësi të hequra në rrjetet sociale dhe mesazhe lamtumire

në kod, e "Brozo" që do shitej papritur te Sevija (më pas qëndroi). Ikardi të dielën ishte në pankinë, i dëmtuar (i riaftësuar megjithatë për Xhenoan) përpara Inter-Bolonja, duke karikuar shokët me rrahjen e gjoksit "alla Hektor Kuper", por pakënaqësi­të mbeten.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania