Panorama Sport (Albania)

"Kishim mungesa, Tirana bëri diferencën"

-

Samuel Nikaj priste diçka më tepër nga kjo finale, megjithatë e pranon që Tirana ishte superiore dhe e meritoi fitoren. Trajneri i Kastriotit, gjatë deklaratës së dhënë për RTSH pas ndeshjes, tregoi çfarë nuk shkoi në këtë takim, si edhe foli për të ardhmen dhe planet e Kastriotit në Superiore. "Bëmë një pjesë të parë të mirë. Në pjesën e dytë ramë. Kishim mungesa, ndikoi edhe dëmtimi i mbrojtësit. Tirana bëri diferencën. Ishte ekipi që e meritoi. E dinim forcën e Tiranës dhe u munduam që t'i godisnim me kundërsulm. Patëm 2-3 rastet tona, nuk i konkretizu­am. Kaq e ka futbolli. E ardhmja? Do të bisedoj me drejtuesit dhe do të vendosim këto 2-3 ditë. Në qoftë se planet e tyre shkojnë koherent me planet e mia, do të vazhdojmë, në të kundërt jo. Kontrata ka qenë 1-vjeçare, çdo gje ka qenë korrekte, jam nder si në shtëpinë time. Nëse qëndroj, mendoj se ky grup nuk ka nevojë për ndërhyrje shumë të mëdha. Na duhen 3- 4 lojtarë që të bëjnë diferencën. Kemi bagazh si ekip dhe kemi cilësi, këtë e treguam në disa momente edhe sot (dje)", përfundoi numri një i pankinës së Kastriotit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania