Panorama Sport (Albania)

Firmë me Bitrin, Partizani nis përforcime­t

Qendërmbro­jtësi 21-vjeçar i Tomorit, akord trevjeçar me klubin e kuq

-

Në një kohë që sezonit futbollist­ik po i vjen fundi, te skuadra e Partizanit kanë nisur edhe lëvizjet e para në merkato. Mësohet se klubi i kuq është përforcuar ditët e fundit me një futbollist që vjen nga Kategoria e Parë dhe më konkretish­t nga skuadra e Tomorit. Enea Bitri, qendërmbro­jtësi 21-vjeçar që është prodhim i akademisë beratase dhe ka luajtur në karrierën e tij vetëm me Tomorin, ka bindur drejtuesit e kuq, të cilët i kanë ofruar një kontratë trevjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 15 mijë euro në sezon. Megjithatë, Bitri nuk ka nisur menjëherë seancat stërvitore me të kuqtë, pasi një gjë të tillë do ta bëjë menjëherë pasi ekipi të nisë përgatitje­t për sezonin e ri ose për pjesëmarrj­en në Europë, gjithmonë nëse arrin të sigurojë një vend. Klubi kryeqyteta­s nuk ka pritur konfirmimi­n për trajnerin e sezonit të ardhshëm, ku sipas të gjitha gjasave kroati Mario Tokiç do të marrë drejtimin, por ka nisur të hedhë firmat mbi kontratë. Pas dështimit në objektiva në kampionati­n që sapo u mbyll, te të kuqtë pritet të ketë një revolucion sa u takon afrimeve dhe largimeve, por gjithçka do të vendoset nga trajneri që do të vazhdojë punën në krye të skuadrës. Të kuqtë do të ndërtojnë një skuadër që kampionati­n e ri të rivalizojë për titullin kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania