Panorama Sport (Albania)

Batha-Koliçi, projektohe­t rokada

Portieri nuk ka më vend te Kukësi dhe transferim­i te "demat" është shumë afër

- ARMAND HALILI

Merkato e verës pritet të jetë shumë e nxehtë për klubet e Superiores, që kërkojnë të përforcohe­n me lojtarë cilësorë si për ndeshjet e Europës, ashtu edhe për sezonin e ardhshëm. Por, një nga objektivat është edhe dobësimi i kundërshta­rëve, duke u marrë disa prej lojtarëve kryesorë. Zërat e parë të merkatos kanë nisur të qarkullojn­ë, edhe pse ajo nuk është hapur zyrtarisht dhe ka ende dy javë nga mbyllja e sezonit. Partizani dhe Kukësi do të kenë një rivalitet mes tyre dhe një rokadë lojtarësh pritet të ndodhë mes dy skuadrave. MESFUSHORI Kapiteni i Partizanit dhe një prej lojtarëve më të rëndësishë­m në formacion sezonet e fundit, Idriz Batha, nuk ka rinovuar ende kontratën që i mbaron në fund të sezonit. Ai nuk ka gjetur akordin financiar me drejtuesit, pasi ka kërkuar rritje page, gjë e cila nuk i është garantuar dhe kjo me shumë mundësi do të sjellë edhe ndërprerje­n e bashkëpuni­mit mes palëve. Për 26-vjeçarin alternativ­ë ka qenë edhe Flamurtari, por largimi prej aty i trajnerit Duro ka bërë që një pistë e tillë të bjerë. Dhe një situatë të tillë po e shfrytëzon Kukësi. Me Nexhipin në krye të merkatos, Batha do ta ketë më të lehtë që të gjejë rrugën e bashkëpuni­mit me presidenti­n Gjici, pasi drejtori sportiv i Kukësit ka qenë në një skuadër me kapitenin e kuq. Por, fjalën e fundit do ta thotë numri një i verilindor­ëve. Gjithmonë e më shumë po flitet për një takim të ndodhur javë më parë, ku Batha ka kërkuar rreth 20 mijë euro këst kontrate në momentin e firmës. Dhe tani që klubi ka arkëtuar disa mijëra euro nga shitja e Gurit, financat nuk do të jenë problem dhe nuk është çudi që me mbylljen e kampionati­t

gjërat të bëhen zyrtare. PORTIERI

Por, ndërkohë që Kukësi merr Bathën, të kuqtë do të "rrëmbejnë" një futbollist të verilindor­ëve, që gjithashtu shkon me parametra zero. Fjala është për Enea Koliçin, portierin 32-vjeçar që ka bërë paraqitje

të mira me klubin, por ka humbur vendin e titullarit. Koliçi ishte në objektivat e Partizanit edhe në merkaton e janarit, por ishte nën kontratë me verilindor­ët. Në fund të sezonit ai del lojtar i lirë dhe nuk ka asnjë pengesë që të bashkohet me të kuqtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania