Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t e kontratës, vetëm 1 pagë gjobë nëse ekipi rrëzohej

-

Ernest Gjoka u largua nga Vllaznia, duke dhënë dorëheqjen, ndërsa këtë veprim do ta kalojë me një masë të zbutur nga klubi Vllaznia. Drejtuesit e klubit pritet që në vijimësi të mos qëndrojnë në heshtje për ish-trajnerin Gjoka, i cili zgjodhi të japë dorëheqjen në momentin më të vështirë të Vllaznisë. Për shumë orë, drejtuesit e kuqebluve nuk patën mundësi që të komunikojn­ë me Gjokën, pasi tekniku kishte fikur telefonin pas humbjes së Vllaznisë me Partizanin. Pasi kanë arritur të komunikojn­ë, ndonëse në distancë, Ernest Gjoka pranoi edhe zyrtarisht të japë dorëheqjen.

VENDIMI- Pritet që drejtuesit e Vllaznisë ta penalizojn­ë ish-trajnerin, por në një mënyrë të zbutur. Sipas burimeve të gazetës pranë klubit, Ernest Gjoka kishte kontratën e tij me shkodranët deri në fund të muajit maj kur edhe mbaron Kategoria Superiore. Kjo do të thotë se ish- trajneri kishte edhe një rrogë për të marrë, nëse do vijonte deri në fund punën e tij. Klubi Vllaznia, sipas burimeve, një pagë mujore, atë të muajit maj, në të cilin jemi aktualisht mësohet se nuk do t'ia kalojë Ernest Gjokës, në rast se skuadra bie nga kategoria për shkak të klauzolës që kishte në kontratë për këtë gjë. Paga mujore e ishtekniku­t të Vllaznisë është 5.2 milionë lekë ( të vjetër) në muaj. Në të njëjtën kohë, edhe stafi teknik i Ernest Gjokës, sipas burimeve nuk do ta marrë pagën e muajit maj, për të njëjtën arsye: Në rast se Vllaznia bie nga kategoria.

PREMIO - Ernest Gjoka që në ditët e para në Shkodër ka deklaruar se ai kishte ardhur te Vllaznia për të kapur Kupat e Europës dhe jo për të luftuar për mbijetesë. Këtë deklaratë, ish- trajneri i Vllaznisë e ka bërë më 21 tetor të vitit të kaluar, vetëm pak ditë pas prezantimi­t të tij dhe para ndeshjes që shkodranët kishin me Kukësin. Kjo nuk ka qenë thjesht një deklaratë publike apo një dëshirë e momentit e shprehur nga tekniku Gjoka. Sipas burimeve pranë ish-trajnerit të Vllaznisë, një gjë e tillë ka qenë e parashikua­r edhe në kontratën që ka firmosur me drejtuesit e klubit kuqeblu. Burimet bëjnë me dije se në kontratë ka qenë e parashikua­r një premio për stafin teknik në rast se Vllaznia do të arrinte të siguronte Kupat e Europës. Ernest Gjoka ka kërkuar 20 milionë lekë (të vjetër) premio, shumë që do shkonte për të dhe gjithë stafin e tij teknik në rast do e arrinte si qëllim. Këto para, sipas kontratës, Gjoka dhe stafi i tij do t'i merrnin shtesë përveç pagës mujore. Kjo klauzolë në kontratën e Gjokës tregon qartë se ai ka menduar se me Vllazninë këtë sezon mund të shkojë shumë larg, deri në Kupat e Europës. A.Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania