Panorama Sport (Albania)

Gjyrezi dhe kapiteni Lika nuk reagojnë

-

Pas zotërimit të mesazheve dhe deklaratav­e të forta të bëra nga trajneri Ernest Gjoka mbi skuadrën dhe drejtuesit e Vllaznisë, gazeta "Panorama Sport" kontaktoi njëherazi me administra­torin Gjyrezi dhe kapitenin e skuadrës, Gilman Lika. Asnjëri prej tyre nuk preferoi të përgjigjej për këtë gjë. Nuk dihet nëse heshtja e tyre është një aprovim i asaj që pretendon ish-trajneri i Vllaznisë apo nuk duan që në këto momente ta rëndojnë akoma më shumë situatën ku ndodhen dhe kërkojnë të përqendroh­en maksimalis­ht te ndeshja e ardhshme kundër Kukësit për të fituar dhe për të shpresuar te mrekullia për të qëndruar në Kategorinë Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania