Panorama Sport (Albania)

Trajnimi skandaloz për lojtarët: Ja si kapen femrat ruse

-

"Çfarë duhet të bësh për të fituar zemrën e një vajze ruse". Duket si titulli i një filmi të vjetër, por është titulli i manualit të shpërndarë nga Federata Argjentina­se e Futbollit gjatë një kursi të organizuar për drejtuesit, lojtarët, trajnerët dhe gazetarët argjentina­s, të cilët do të shkojnë në Rusi muajin e ardhshëm. Udhëzimi ka përfunduar në ueb, duke shkaktuar polemika, sepse në 8 kapituj të tij përmenden edhe këshillat për të përgatitur "Kazanovat" e Botërorit. Ai shpjegonte sesi femrat ruse preferojnë meshkujt e pastër dhe veshur mirë. Ato nuk duhet të trajtohesh­in si objekte, por persona me vlerë. Ata këshillohe­shin gjithashtu se ato nuk i kanë shumë qejf meshkujt e ndrojtur. Federata shpjegoi se nuk ishte në dijeni të një gjëje të tillë dhe, pasi kërkoi ndjesë publike për këtë skandal të vogël, i ka fshirë dy faqet "inkriminue­se" të manualit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania