Panorama Sport (Albania)

Mesi, në Itali për të takuar nutricioni­stin

-

Lionel Mesi në Itali. Nuk bëhet fjalë për ndonjë surprizë në merkato. Por ylli i Barcelonës është fotografua­r mbrëmjen e së hënës në Friuli për t'u takuar me nutricioni­stin e tij të besuar, doktorin Xhuliano Poser. Objektivi është i qartë: kampioni argjentina­s duhet të vijë në kondicioni­n më të mirë fizikë në Rusi dhe nuk mund të anashkaloj­ë kurrsesi dietën muajin e fundit përpara startit të turneut. Vizita e "pleshtit" çuditi edhe tifozët e një restoranti, të cilët nuk u besuan syve që sulmuesi i Barcelonës ndodhej në vendin e tyre dhe nGituan të shkrepnin fotot e rastit. "Nuk kam asnjë tundimin për të lënë Barçën, sepse më mirë se këtu nuk do isha askund. Botërori me Argjentinë­nH Të mbërrinim mes 4 të parave do ishte një turne i mirë, por dëshira është ta fitojmë atë", tha ai gjatë një interviste të fundit për televizion­in argjentina­s "Tyc Sports".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania