Panorama Sport (Albania)

“Totenhemi më pëlqen, s'kemi 300 mln paund”

-

Pep Guardiola është zgjedhur si trajneri më i mirë i vitit në Premier Ligë. Pas triumfit me Sitin, numri një i "qytetarëve" rrëfen për "Sky Sport" momentet më të vështira të sezonit, rivalët më të fortë dhe planet e së ardhmes.

I VËSHTIRË- "Te Barcelona dhe te Bajerni i Mynihut tifozët presin gjithmonë që të fitosh, por te Siti nuk i dihet kurrë. Ne nuk kemi shumë histori si klub, ashtu siç kanë 5 apo 6 ekipe të tjera të forta në Angli. Kur shoh diferencën e pikëve që krijuam me kundërshta­rët, mendoj se do të jetë e pamundur ta provojmë vitin tjetër. Ka shumë diferenca me Gjermaninë dhe Spanjën këtu në Angli. Është një nga titujt më të bukur". TOTENHEMI- "Që kur kam ardhur në Angli, kam shijuar mënyrën se si luan Totenhemi. E pëlqej shumë. Liverpuli është magjik gjithashtu. Unë kam vuajtur shumë ndaj Klopit në Gjermani, për mënyrën se si luan. Çelsi gjithashtu vitin e kaluar ishte i jashtëzako­nshëm me skemën. Kur luajnë me 5 mbrojtës dhe mënyra se si lëvizin është e bukur. Mendoj se shumë skuadra kopjojnë Antonio Konten". MURINJO- "Sigurisht që Zhoze është gjithmonë një trajner fitues. Ekipet e tij janë shumë të forta dhe i admiroj për kualitetin që kanë dhe shprehin në fushën e lojës". BOTËRORI- "Ka shumë skuadra të forta si gjithmonë. Spanja është aty dhe e shoh favorite. Por, edhe Gjermania me Brazilin. Nëse, Mesi është në formë, sigurisht që edhe Argjentina". LEGJENDAT- "Është gjithmonë e vështirë kur largon lojtarë të rëndësishë­m nga skuadra sepse futen edhe raportet njerëzore. Ata ishin këtu te Siti për shumë vite, por duhet të ndryshonin. Njerëzit më pyesin shpesh se si e largova Hartin, por ai është profesioni­st dhe e dinte çfarë kërkoja".

DE BRYJNE-SILVA- "Ata janë lojtarë të jashtëzako­nshëm. Nuk mund të zgjedh asnjë mes tyre. Është sikur të zgjidhja mes Lahmit dhe Alveshit. Është e pamundur. Në atë pozicion ku luajnë ata do t'i krahasoja me dy legjendat Ksavi-Iniesta". PLANET- "Jaja Ture do të largohet dhe duhet ta zëvendësoj­më me një tjetër. Ndoshta do të afrojmë një ose 2 lojtarë, jo më shumë. Nuk mund të shpenzojmë. Njerëzit mendojnë të kundërtën, por s'kemi para për të shpenzuar 300 mln paund çdo vit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania