Panorama Sport (Albania)

Stërvitje në Spanjë, edhe Xhan në listë

-

Pas përfundimi­t të kampionati­t anglez, Jyrgen Klop tha se lojtarët kanë nevojë për pushim, por vetëm pak ditë patën të besuarit e tij për relaks. Ekipi finalist i Ligës së Kampioneve ka nisur një grumbullim në Marbeja të Spanjës për të përgatitur sa më mirë ndeshjen kundër Realit të Madridit. Të kuqtë do të qëndrojnë në Spanjë për katër ditë për të shfrytëzua­r kohën e mirë dhe kushtet klimatike të Marbejës. Risia në listën e lojtarëve që trajneri gjerman ka marrë në grumbullim­in spanjoll është Emre Xhan. Mesfushori turko-gjerman do të jetë në luftë me kohën për të qenë gati në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve. Në fund të sezonit, ai do të largohet nga Liverpuli për të nisur një aventurë me Juventusin në kampionati­n italian, por fillimisht duhet të bëjë detyrën me Liverpulin. Klop ka marrë me vete edhe Milnerin, pavarësish­t se zëvendëska­piteni pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit të kampionati­t. Por, Milner do të bëjë të pamundurën për të mos e humbur finalen e madhe të Champions-it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania