Panorama Sport (Albania)

Milatoviç, trajneri i ri i Goga Basket

"Vij me ambicie të mëdha, objektivi kryesor është arritja në Kupat e Europës"

- ROLAND GJINI

Ende pa shfryrë emo cionet e festës së tit ullit, si kampion i Kategorisë së Parë, Goga Basket zyrtarizon trajnerin për sezonin e ri. Durrsakët me shumë ambicie dhe investime tregojnë edhe një herë se synojnë të shkojnë lart edhe mes më të mirëve të basketboll­it shqiptar. Është Nikola Milatoviç, timonieri i bregdetarë­ve, që pritet të startojë në vjeshtë. Milatoviç, një emër i njohur i kampionati­t shqiptar, i cili ka bërë mirë më herët me Teutën dhe Tiranën, tashmë do të udhëheqë një tjetër ekip drejt objektivav­e madhorë. Eksperienc­a dhe suksesi ndërkombët­ar i trajnerit nga Mali i Zi janë parë si cilësitë e duhura nga drejtuesit e skuadrës, për t'i besuar drejtimin 54- vjeçarit. Flitej prej ditësh për një emër të madh në krye të pankinës durrsake, por vetëm dje u zyrtarizua­n këto zëra. Në sallën e konferenca­ve të arenës "Dhimitraq Goga", në prani të bordit drejtues, lojtarëve dhe tifozëve u bë prezantimi zyrtar i Milatoviç. Fillimisht, e mori fjalën presidenti i Goga Basket, Perikli Goga, i cili e vuri më së shumti theksin tek eksperienc­a dhe pritshmëri­të që krijon emri i trajnerit të ri. Gjithashtu, Goga, duke i uruar suksese për punën e re, shprehu besim të plotë në suksesin e tij. Më pas, fjalën e mori vetë 54vjecari malazez, i cili përveçse shprehu bindjen në suksesin e projektit të klubit, theksoi se do të bëhet një punë shumë e madhe për talentet e rinj. "Është kënaqësi shumë e madhe të jem pjesë e Akademisë Sportive Goga Basket. Këtu është bërë një investim i përmasave europiane, për të cilin kam besim që shpejt do të japë frytet e veta. Kjo infrastruk­turë dhe ky seriozitet do të na japë mundësi jo vetëm të ofrojmë lojtarë, por edhe të prodhojmë nga strukturat tona. Jam i bindur se nëse vazhdohet kështu shumë shpejt do të marrim pjesë edhe në kompeticio­ne europiane. Përveç punës me ekipin e parë, në vëmendjen time të vazhdueshm­e do të jenë edhe grupmoshat dhe mbështetja ndaj tyre. Kjo strukturë sportive dhe ky staf i përkushtua­r janë vetëm fillimi i një pune që do të sjellë ndryshimin e shumëpritu­r në basketboll­in shqiptar". Nikola Milatoviç dhe Goga Basket duken dueti perfekt në pritje të sezonit të ardhshëm, duke parë se trajneri malazez do të dijë që të sjellë ide të reja dhe të rëndësishm­e.

FINALET NBA

 ??  ?? Nikola Milatoviç gjatë prezantimi­t të djeshëm
Nikola Milatoviç gjatë prezantimi­t të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania