Panorama Sport (Albania)

Inter akord me Iliçiç, ëndërron dhe Gyndogan

-

Interi është shumë aktiv në këtë merkato. Menjëherë pas ndeshjes me Sasuolon, ai të dielën ishte në Bergamo për të parë AtalantaMi­lan. Duket se Interi shumë shpejt mund të sigurojë shërbimet e Josip Iliçiç. Lojtari slloven i Atalantës, 30 vjeç, mund të jetë sipas Premium Sport lojtari i dytë që mund të zhvillojë vizitat mjekësore për Interin javën që vjen. Piero Ausilio duket se po bën një tratativë me Atalantën për lojtarin dhe do të fusë në marrëveshj­e disa lojtarë të rinj. Atalanta ndërkohë ka kërkuar 15 milionë për sllovenin. Ndërkohë, në rast se arrihet objektivi Champions, zikaltrit ëndërrojnë të sjellin në Milano lojtarin e Mançester Sitit, Ikai Gyndogan. Mesfushori nuk është në planet e Guardiolës dhe pritet të largohet merkaton e verës, ku Milano mund të jetë destinacio­ni i ardhshëm i lojtarit të kombëtares gjermane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania