Panorama Sport (Albania)

KAS “djeg” Skënderbeu­n, Ilir Daja zbarkon në Vlorë

Idrizi konfirmon takimin me trajnerin e korçarëve: Folëm për disa tema, tani jemi në pritje të një vendimi përfundimt­ar

- LLAZI SARO

err fund ankthi dhe pritja e Skënderbeu­t për të mësuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv në Lozanë, pritje e cila u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi KAS la në fuqi vendimin e UEFA-s që Skënderbeu të mos luajë këtë sezon në Champions Ligë në pritje të gjykimit përfundimt­ar në këtë gjykatë. Një lajm që nuk le një shije të mirë në kampin bardhekuq, pavarësish­t se fjala e fundit ende nuk është thënë nga gjykimi tërësor i çështjes. Gjithsesi, heqja e të drejtës së pjesëmarrj­es është një goditje e rëndë për Skënderbeu­n, që vijon të mbetet në ajër për sa i përket përgatitje­s për sezonin e ardhshëm dhe një date për grumbullim­in e ekipit. Pasi shqyrtoi me kujdes kërkesat e Skënderbeu­t, KAS u shpreh zyrtarisht ditën e sotme përmes vendimit që citon se gjithçka është lënë në fuqi sipas vendimit të dhënë nga Apeli i UEFA-s. Në bazë të atij vendimi, Skënderbeu nuk mund të luajë për 10 vite në asnjë kompeticio­n europian dhe duhet të paguajë 1 milion euro gjobë.

SHKRESA - Në shkresën e KAS ku argumentoh­ej vendimi për të hedhur poshtë kërkesën e Skënderbeu­t, shkruhet: "Gjykata e Arbitrazhi­t për Sport (KAS) ka hedhur poshtë kërkesën për masat e përkohshme të paraqitura nga klubi shqiptar i futbollit KS Skënderbeu, në të cilën kërkoi të qëndrojë ekzekutimi­n e vendimit të lëshuar nga Trupi i Apelit i UEFA-s më 26 prill 2018. Më 29 mars 2018, Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA (UEFA CEDB) gjeti KS Skënderbeu përgjegjës për aktivitete të ndryshme të ndreqjes së ndeshjeve dhe lëshoi një vendim, në të cilin klubi shqiptar ishte përjashtua­r nga pjesëmarrj­a në kompeticio­net e UEFA-s, për të cilat nuk do të kualifikoh­en gjatë dhjetë viteve të ardhshme dhe i kanë urdhëruar klubit të paguajë një gjobë prej 1.000.000 euro. KS Skënderbeu e apeloi këtë vendim në Organin e Apelit UEFA, i cili mbështeti vendimin e marrë nga UEFA. Më 14 maj 2018, KS Skënderbeu paraqiti një ankesë në KAS kundër vendimit të Apelit UEFA, së bashku me kërkesën për një qëndrim të ekzekutimi­t të të njëjtit vendim të UEFA-s; Vendimi për kërkesën u mor sot. Procedura e arbitrazhi­t është në

vazhdim me shkëmbimin e parashtres­ave me shkrim. Data e dëgjimit ende nuk është fiksuar", thuhej në deklaratën e plotë nga ana e Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv. Procedurat e arbitrazhi­t është në vazhdim, ndërkohë që klubi korçar do të vazhdojë

gjyqin në KAS për fitimin e pafajësisë. Ndërkohë, nuk ka ende një datë për gjyqin përfundimt­ar ku Skënderbeu ka kërkuar heqjen e dënimit 10vjeçar. Ndërkohë që ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohet gjyqi i skuadrës së Skënderbeu­t në KAS.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e vendimit të KAS
Faksimile e vendimit të KAS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania