Panorama Sport (Albania)

Rusia shndërron burgjet në hotele luksi

Të ndaluarit gjatë Kupës së Botës do të trajtohen si zotërinj, TV plazma, menu e zgjedhur dhe dhuratë

-

Vladimir Putin e nënvizoi fort se ky do të jetë Botërori më luksoz i të gjitha kohërave dhe, me sa duket, presidenti i vendit e ka mbajtur fjalën, madje duke menduar për një "akomodim" absolut edhe për huliganët anglezë, por jo vetëm. Dhe kur mendon që këtë fakt e konfirmon edhe Aleksei Navalni, kundërshta­ri politik i Putinit, atëherë duhet besuar. Madje, opozitari, nëpërmjet "Insta- gram"- it të tij ka shpjeguar se burgjet e Moskës për çështjet administra­tive, gjatë periudhës së zhvillimit të Botërorit, janë shndërruar në dhoma hoteli lukzos, ku nuk mungon asgjë, realisht asgjë... "Me sa duket, policia jonë është e sigurt se gjatë këtij muaji do t'i duhet që të arrestojë mjaft huliganë anglezë, por jo vetëm dhe për këtë arsye ka vendosur që të mos bëjë një figurë të keqe, - shpjegon Navalni. - Në të gjitha qelitë 'administra­tive' kanë bërë çmendurira luksoze. Hekurat janë lyer me ngjyrë të çelët, ndërsa vrimat në dysheme që ishin deri para pak javësh janë zëvendësua­r me WC prej porcelani të shtrenjtë. Në ambientet e jashtme nuk mungojnë topat dhe portat portative për të luajtur futboll. Mensa është shndërruar në një restorant të cilësisë së parë, madje duke vendosur edhe një kamerier në shërbim. Këtë rol e bën një kadet i shkollës së policisë, që lëviz nëpër ambientet e burgut dhe shpërndan menynë, njësoj si në avion, ku mund të zgjedhësh mes dy varianteve: kosher apo hallall. Madje në fund ke edhe ëmbëlsirë, tiramisu... Duke parë që rojet policore nuk flasin anglisht kanë punësuar studente të universite­tit të gjuhëve, të cilat mbajnë uniforma speciale. Në qeli janë të instaluar televizorë plazma, në mënyrë që të burgosurit të ndjekin ndeshjet. Dhe në fund, ai që largohet nga burgu i bëhet edhe një dhuratë: kushtetuta ruse ose një kuti e lojës së tavllës ('Backgammon'), me simbolet e Botërorit. Gjithsesi vendet janë të limituara, prandaj kush ka ardhur që të bëjë keq, le të nxitojë", e mbylli me ironi kundërshta­ri politik i Putinit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania