Panorama Sport (Albania)

Ramos: Duket si funeral...

“Po luajmë Kupën e Botës dhe askush nuk duket entuziast për këtë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

doshta si kapiten dhe si një natyrë e fortë, por edhe gjaknxehtë, ai ka qenë ndoshta personi që e ka vuajtur më shumë, pasi shiriti në krahë peshon dhe këtë nuk nguron që t'ia përplasë fort në fytyrë medias, por ndoshta në të njëjtën kohë edhe trajnerit të tij të ri, Fernando Hierro, nga i cili pritej ndoshta më tepër vendosmëri në konferencë­n për shtyp. Shkarkimi i Hulen Lopeteguit dhe nënshkrimi me Realin e Madridit vetëm pak orë nga debutimi i Spanjës në Botëror ka lënë një shenjë të fortë te iberikasit, madje edhe te vetë media e këtij vendi, e pranishme dje në sallë, e cila u duk shumë e heshtur. Të gjithë këto kanë bërë që Serxho Ramos të marrë frerët dhe madje të mos kursejë edhe tonet nervoze, duke qenë se kryefjala ishte pikërisht "Lopetegui"... "Nuk arrij të kuptoj këtë atmosferë... Kemi ardhur këtu që të luajmë Kupën e Botës, një eveniment madhështor, por ndërkohë na ka rrethuar një atmosferë prej funerali. Nuk e kuptoj këtë çmenduri, nuk e kuptoj se si ka mundësi e gjithë kjo heshtje... Asnjë nuk duket entuziast dhe kjo është diçka e papranuesh­me. Personalis­ht jam shumë i irrituar nga e gjithë kjo dhe e kam të vështirë ta pranoj. Vetëm Lopetegui... Lopetegui... Pa dyshim që dy ditët tona të fundit nuk kanë qenë të bukura, sepse Huel Lopetegui ishte pjesë e kësaj kombëtarej­e dhe do të vazhdojë të jetë. Edhe pse nisëm diçka me të, edhe tashmë që ai nuk është më pjesë e jona, sido që të përfundojë kjo aventurë në Kupën e Botës, ai do të jetë pjesë e Spanjës, sido

që të shkojë. Por është gjithashtu e sigurt dhe të jeni të bindur se të gjithë kemi besim te Hierro. Ai është trajneri ynë. Madje edhe stafi është po ai me të cilin kemi punuar gjithë këtë kohë, prandaj nuk e kuptoj të gjithë këtë panik. Ndoshta, edhe unë nga jashtë mund

të isha i tronditur, nuk po them që jam i lumtur, por di të them se jam i bindur në forcën tonë si grup dhe si burra. Kombëtarja e Spanjës është shumë herë më e rëndësishm­e sesa në individ i vetëm, prandaj ju garantoj se kundër Portugalis­ë do të shihni Spanjën

që keni parë gjithmonë, një skuadër që luan bukur dhe që nuk e humbet kurrë përqendrim­in, - vazhdon Serxho Ramosi, i cili në lidhje me duelin që do të ketë në fushë me shokun e tij të skuadrës, Kristiano Ronaldo, spanjolli tregohet i sinqertë. - Do preferoja

ta kisha gjithmonë në skuadër sesa kundërshta­r. I njohim cilësitë e tij, por në të njëjtën kohë edhe formën fantastike dhe rrezikun konstant që përbën. Por Portugalia ka edhe shumë elementë të tjerë të fortë, prandaj këtë gjë duhet ta ngulisim mirë në kokë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania