Panorama Sport (Albania)

Ramos merr leksione të personaliz­uara "VAR"-i

-

Nuk ka dyshime se fama e lojtarit të ashpër e ka përndjekur gjatë gjithë karrierës së tij dhe këtë e tregon qartë edhe fakti se ai është një ndër rekordmenë­t e kartonëve të kuq, por duke parë edhe atë që ndodhi së fundmi me Mohamed Salahun në finalen e Champions-it, Kombëtarja spanjolle ka dashur të marrë leksione të qarta në lidhje me mënyrën sesi do të arbitrohet sivjet. Kapitenit iberikas në veçanti, por edhe të gjithë lojtarëve, u është këshilluar që të mbajnë bërrylat poshtë, sepse ata sivjet nuk do të falen. Madje, edhe protestat do të jenë të limituara, por mbi të gjitha çmenduritë e momentit, duke qenë se me kamerat e shpërndara të "VAR"-it, sivjet asgjë nuk shpëton.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania