Ekipi "markohet" nga 6 policë specialë spanjollë

Panorama Sport (Albania) - - 5 -

Nuk është çështje frike, por më mirë të kesh mundësinë që të mos i lejosh asgjë rastësisë. Kombëtarja e Spanjës, e cila është nisur drejt Rusisë e shoqëruar nga një agjent i forcave speciale, dje u janë bashkuar edhe pesë të tjerë, të cilët jo vetëm do të bashkëpunojnë me grupin e agjentëve rusë që do të mbikëqyrin qendrën e tyre stërvitore, por do t'i shoqërojnë kudo, siç bënë edhe dje në Soçi. Ky grup ka një vit që punon në Rusi, periudhë gjatë së cilës jo vetëm është njohur me ambientet ku "Furitë e kuqe" do akomodoheshin, por në të njëjtën kohë janë njohur edhe me "terrenin" e qyteteve ku ata do të udhëtonin për të luajtur ndeshjet e tyre gjatë Botërorit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.