Panorama Sport (Albania)

Tabarez: Jam i lumtur që Salah do të luajë

-

Trajneri i Uruguait, Oskar Tabarez, nuk i zë shumë besë Egjiptit. Trajneri më jetëgjatë i Botërorit thotë se gjithçka mund të ndodhë në ndeshjen e sotme kundër "Faraonëve". Debutimi i të kaltërve në këtë Kupë Bote nuk duket një ndeshje e tmerrshme në letër, por Tabarez tregohet i kujdesshëm, sepse përballë do të ketë Salahun me shokë: "Skuadra është mirë, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në këtë ndeshje. Mund të ndodhin gjithnjë surpriza". Paralajmër­imi - "Nuk do të jap asnjë informacio­n për formacioni­n tonë në këtë ndeshje, ashtu siç edhe unë nuk do të di shumë për skuadrën që do të kem përballë. Salah? Jam i kënaqur që ai do të luajë". Në konferencë bashkë me të është edhe sulmuesi Edinson Kavani. "Futbolli është futboll. Në fushë mund të ndodhë gjithçka. Të kesh shumë besim mund të jetë diçka negative. Duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë", tha sulmuesi i PSG-së, në sintoni me trajnerin e tij. - Uruguai nuk e ka nisur një Botëror me një fitore që prej vitit 1970. Mes këtyre 48 vitesh, ata kanë koleksionu­ar 3 barazime dhe 3 humbje. Ndoshta ka ardhur momenti për të prishur mallkimin sot në Ekaterinbu­rg. - Pesë gola të Salahut në 6 ndeshje eliminator­e e kualifikua­n Egjiptin në Botërorin e parë pas 28 vitesh. Pa të, Egjipti ka vuajtur dhe ka ardhur në Rusi pa fitore në 6 ndeshje: 3 barazime, 3 humbje, duke shënuar vetëm 3 gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania