Nejmar: Nuk vlej 222 mln, “7-1” do doja ta riluaja

“Humbja e 2014-ës? Do të ishte ndeshje ndryshe me mua”

Panorama Sport (Albania) - - KUPA E BOTËS - Përgatiti: LEDIO NASE

Humbja "e fam shme" e Brazilit me rezultatin 7-1 ndaj Gjermanisë, në gjysmëfinalen e Kupën e Botës të vitit 2014, që ka mbetur në historinë e futbollit si një nga momentet më të errëta të vendit amerikanojugor, nuk do kishte ndodhur nëse Nejmar do ishte në fushë: ose, së paku, kjo është ajo që mendon vetë "ylli" i PSG-së. "Do kisha shumë, shumë dëshirë për ta riluajtur atë ndeshje, me mua në fushë, normalisht. Mendoj se rezultati do ishte ndryshe,-u shpreh sulmuesi i "Seleçao"-s në një intervistë me portalin sportiv gjerman "portal spox.com".Jam shumë i sigurt. Për fat të keq, fati me mua nuk u tregua bujar në atë moment".

GJERMANIA… - Nejmar mungoi në fazën gjysmëfinale, me sfidën e zhvilluar në stadiumin "Belo Horizonte", pas një dëmtimi në shpinë të pësuar nga Zuniga në çerekfinale. 26-vjeçari tani shpreson të ketë shansin për të "harruar" Botërorin e fundit me një sukses në Rusi, ku Brazili do nisë garën për trofeun e gjashtë të kompeticionit ditën e diel ndaj Zvicrës. E ndoshta, kushedi, "Seleçao" mund të ketë shansin për të riluajtur ndaj Gjermanisë… "O'Ney" po e pret me padurim atë rast: "Shpresoj të kemi mundësinë për një 'hakmarrje' të vërtetë".

"MR". 222 MLN - Braziliani është lojtari më i shtrenjtë

i këtij Botërori, pasi PSG ("ku ndihem mirë", ka pranuar ai vetë gjatë kësaj interviste) i pagoi Barcelonës shifrën rekord të 222 milionë eurove për klauzolën ( 261 milionë dollarë), por, sulmuesi nuk ndihet aspak krenar për këtë. "As për këtë, as për faktin e të qenit lojtari më i

shtrenjtë i gjithë historisë. Janë thjesht para, asgjë tjetër. Nuk mund të bëj asgjë për ta kthyer pas atë që ka ndodhur", tha ai. "Personalisht, do kisha paguar më pak për veten. Gjithmonë kam dëshiruar të jem i veçantë. Ka qenë qëllimi im që nga fillesat e karrierës, nga momenti që nisa të luaj futboll në nivel klubesh, në moshën 11vjeçare. Mund të tingëllojë jo origjinal, por që nga ai moment kam dashur të përmirësohem ditë pas dite, duke dhënë maksimumin tim. Ndihem krenar që kam arritur ëndrrën që kisha fëmijë. Kjo është gjëja më e rëndësishme".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.