Panorama Sport (Albania)

R.Karlos: Mesi do fitonte Botërorin po të ishte...brazilian

-

Legjenda braziliane Roberto Karlos, në një deklaratë të shkurtër për "Tyc Sports", u shpreh se nëse Brazili do kishte Lionel Mesin në skuadër, mund të kishte fituar së paku njërin nga tre Botërorët e fundit. Mesi, kapiten i Argjentinë­s, debutoi në kompeticio­nin madhor në vitin 2006 dhe kjo në Rusi do jetë pjesëmarrj­a e katërt. "Pleshti" dhe kombëtarja e tij u mposht dy herë në çerekfinal­e përpara se të humbiste në finalen e Botërorit të kaluar, që u zhvillua në Brazil katër vite më parë. Ndërkohë, "Seleçao" ( kampionë në 2002- in) gjithashtu u eliminua në 1/ 8- at dy herë, në 2006- n dhe 2020- n, përpara se të "thërrmohej" në 2014- n 7- 1 nga Gjermania ( në gjysmëfina­le), që më pas do shpallej kampione e kompeticio­nit. Në atë turne, Nejmar, "hajmalia" e brazilianë­ve, u dëmtua në fazën çerekfinal­e ndaj Kolumbisë. Dhe do jetë po "O'Ney", ai që do mbajë shpresat e një kombi edhe këtë verë, por Karlos beson se vetëm një lojtar në botë mund të bëjë një diferencë më të madhe se sulmuesi i PSG- së... dhe është Mesi, "ikona" e Barcelonës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania