Franca, shumë miliona, por pak mbrojtës

"Gjelat", mes forcës në sulm e problemeve në prapavijë

Panorama Sport (Albania) - - KUPA E BOTËS -

Vlen thuajse një miliard e gjysmë euro, por kjo mund të mos mjaftojë. Franca shihet si favorite në Botëror. E pashmangshme, duke parë sulmin "atomik", me 19vjeçarin Mbape gati të shpërthejë me Grizman e Dembele. Por, nëse reparti ofensiv shihet me "zili", njëlloj si mesfusha me "të rilindurin" Pogba, "blutë" nuk ofrojnë garanci në mbrojte. Mungojnë automatizmat mes qendrorëve. Anësorët lënë për të dëshiruar. Dhe mes shtyllave nuk ka siguri. Trajneri Didi Deshamp rrezikon të "pengohet", pavarësisht kundërshtarëve të përballueshëm. Duhen evituar fillimisht gabime si ato ndaj SHBA- së, të shtunën e kaluar në Lion ( 1- 1). Me atë gol të pësuar nga një "asist" ( për amerikanët…) i Sidibes. Një gabim që shqetëson, për një skuadër të cilën "Cies"- i e vlerëson si më të shtrenjtën e kombëtareve ( 1,4 miliardë). Rezultatet e fundit në miqësore: FrancëItali 3- 1; Francë- SHBA 1- 1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.