Panorama Sport (Albania)

"Pancerat", me sprint drejt Meksikës

-

Trajneri Joahim Lëv ka zhvilluar dje një seancë të fortë stërvitore. Në 15 minutat e para është lejuar edhe pjesëmarrj­a e mediave, e cila më pas është larguar dhe gjermanët e kanë zhvilluar stërvitjen me dyer të mbyllura. Ajo ka qenë e karakteriz­uar nga sprintet e shumta të kombinuara me dinamik. Lëv kërkon që lojtarët e tij të jenë në formë të mirë për të shmangur ndonjë surprizë jo të mirë nga meksikanët. që do mundohen të vënë në vështirësi lojtarët gjermanë. Pas stërvitjes, Toni Kros dhe Zherom Boateng kanë dalë përballë gazetarëve në një konferencë për shtyp. Në mbrëmje, skuadra ka pushuar dhe lojtarët kanë qëndruar në resortin e tyre në Vatuniki.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania