Panorama Sport (Albania)

Ekranë gjigantë në të gjithë Gjermaninë

-

Jo të gjithë tifozët do të kenë mundësi për të blerë një biletë stadiumi për ndeshjet e Botërorit në Rusi. Në Gjermani janë instaluar në të gjitha qytetet ekrane të mëdha për të parë ndeshjet e kombëtares së tyre ditën e diel ndaj Meksikës dhe ato në vazhdim. Në këto vende do të shërbehen birra dhe salsiçe për të gjithë me një çmim ndryshe nga restorante­t apo baret. Në Berlin ndodhet edhe këtë vit milja e tifozëve afër "Brandenbur­ger Tor", në një nga qendrat e qytetit. Pra, do të jetë një festë, që me siguri do të zgjasë për më shumë se dy javë dhe tifozët shpresojnë ta shijojnë sa më gjatë këtë event.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania