Panorama Sport (Albania)

Boate#.: Jemi .ati "ër Botërori#

-

Zherom Boateng është shumë entuziast për fillimin e kupës së Botës në Rusi. Mbrojtësi duket se është rikthyer nga dëmtimi që pësoi në Champions me Bajernin.

Si janë ditët e para në Vatuniki?

Ndihemi mirë, arritëm mirë dhe jemi stërvitur rregullish­t. Jemi të gjithë të gëzuar dhe mezi po presim.

Ndeshjet e fundit miqësore nuk ishin shumë bindëse, jeni dakord?

Ndeshjet miqësore janë disi ndryshe nga ato të Botërorit. Që nuk shkëlqyem në ndeshjet e fundit, kjo u pa nga të gjithë dhe ne jemi të vetëdijshë­m. Është një avantazh për ne që të dielën luajmë ndaj një kundërshta­ri të fortë. Na duhet të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe çfarë është më e rëndësishm­e, është të fitojmë. Jam i bindur që do të kemi një marsh më shumë në ndeshje, pasi dhe në stërvitja ka qenë ndryshe këto ditët e fundit.

E keni kaluar dëmtimin?

Ndihem shumë mirë, trupi im është në gjendje optimale. Sigurisht, do të hyj në ritëm me kalimin e kohës.

Është trajneri Lëv pika më e fortë e skuadrës?

Ai ka shumë vlera si person dhe si trajner. Është rritur shumë me kalimin e viteve. Na ka transmetua­r një ndjenjë të mirë dhe shumë besim gjatë kësaj kohe që ndodhemi këtu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania