Ja i mu#d të luaj#ë .jerma#ët #daj %e$ i$ë

Panorama Sport (Albania) - - ICIO NI 21-TE -

Ndeshja e parë për Gjermaninë është vetëm dy ditë larg. Skuadra po zhvillon përgatitjet e saj në një qytezë në periferi të Moskës. Trajneri Lëv ka kërkuar që stërvitja të zhvillohet me dyer të mbyllura për të mos i dhënë asnjë detaj të parakohshëm kundërshtarit. Por si do të luajë ai dhe çfarë formacioni pritet të rreshtojë? "Tz" ka bërë një përmbledhje të situatës në kampin e kampionëve të botës. Në portë është i sigurt rikthimi i Nojerit, kapiteni do të jetë shtylla e skuadrës dhe nga ai pritet shumë jo vetëm në aspektin e lojës, por dhe atë të udhëheqjes së skuadrës. Mbrojtja do t'i besohet Humelsit dhe Boateng në qendër. Lëv beson te dyshja e mbrojtjes së Bajernit, duke parë që ata kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Bundesligë. Në të djathtë do të luajë Kimish, që pritet të shtyjë shumë përpara, duke marrë përsipër edhe inkursionet në sulm. Hektor në krahun e majtë do të ndihmohet nga Khedira në repartin mbrojtjes, edhe pse mesfushori luan në qendër të mesfushës. Sami njihet për aftësitë e tij të mira të mbrojtjes, një detyrë që e kryen shumë mirë të Juventusi në Itali. Toni Kros do të jetë komandanti i mesfushës dhe nga ai do të nisin të gjitha aksionet drejt sulmit. Myler duket se është menduar të luajë në qendër të mesfushës, por duke i dhënë përparësi sulmit. Lëv e kërkon atë në afërsi të zonës, ashtu siç luan te Bajerni. Në krah të sulmit janë edhe dyshimet më të mëdha. `zil, në një formë jo të mirë, mund të lihet në stol. Julian Draksler mund të jetë zëvendësuesi i tij në krahun e djathtë. Rojs është konfirmuar në të majtë, duke shpresuar te driblimet dhe depërtimet e tij. Timo werner ka një barrë të madhe mbi supe. Është vetëm 22 vjeç, por një komb është në duart e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.