Grizman: Qëndroj tek Atletiko

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Antuan Grizman i ka dhënë fund pritjes pas muajsh të tërë spekulimesh. Barcelona apo Atletiko e Madridit: ku do luajë sezonin e ardhshëm? Kjo ishte dilema e madhe, përgjigjen e së cilës e prisnin tifozëritë e dy klubeve. Francezi u shpreh dje përmes një dokumentari, që e ndiqte përgjatë fundit të sezonit të porsambyllur, përpara dhënies së verdiktit. Një dokumentar pa dyshim indulgjent, por përfshin një impakt emocional: pasi shënoi dy golat dhe u shpall lojtar i ndeshjes në finalen e Ligës së Europës me Atletikon (ndeshja e fundit e sezonit), sulmuesi u vërshëllye nga tifozët bardhekuq. Grizman pranoi se u ndje "i ndikuar negativisht" nga gjesti, por se e qetësoi Simeone. "Klubi po bën të pamundurën, në mënyrë që të vazhdojë të rritet, është e jashtëzakonshme. Kam nevojë t'u them njerëzve se dua të qëndroj! Është klubi im, ekipi im. Shtëpia ime".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.