Prezantohet Lopetegui, Perez sulmon federatën

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Hulen Lopetegui u prezantua ditën e djeshme si trajneri i ri i Realit të Madridit. Fjalët e para ishin një prezantim i thjeshtë: "I falënderoj të gjithë: presidentin dhe Realin e Madridit për besimin që treguan tek unë. Jam ndier menjëherë pjesë e familjes. Dita e vdekjes së mamasë sime ka qenë më e hidhura e jetës (këtu trajneri emocionohet, publiku e mbush me duartrokitje). Por sot (dje) është dita më e bukur e jetës sime". Më pas, iu drejtua gazetarëve ku, natyrshëm, foli edhe lidhur me kombëtaren: "Kalimi te Reali? U tregova i ndershëm, asgjë më shumë. Marrëveshja duhej zyrtarizuar përpara, jo gjatë Botërorit. Por duhej të prisja presidentin e federatës, që nuk këto ditë nuk ndodhej në Spanjë. S'mendoj se duhet të jap shumë detaje, ka pasur precedentë. Objektivi? Fitorja e Champions- it".

PEREZ - Në konferencën e prezantimit të trajnerit të ri fillimisht fjalën e mori presidenti i Realit Florentino Perez i cili Federatën Spanjolle të Futbollit: "Arritëm një akord dhe vendosëm ta bëjmë publik si një akt transparent për të mos dëmtuar punën e ekipit përfaqësues. Por, ata organizuan një konferencë për shtyp ditën pasardhëse. Ishte një reagim absurd krenarie dhe një keqkuptim i madh. Nuk më pëlqen viktimizimi por e gjitha kjo u bë për të dëmtuar imazhin e Realit të Madridit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.