Panorama Sport (Albania)

Jonghong Li dhe një miliarder për Milanin

hon Fisher, pronar i " P" dhe mld euro pasuri

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Jonghong Li vazhdon luftën e tij me kohën dhe kjo nuk është një risi për të, pasi që kur bleu Milanin, kinezi gjithmonë ka pasur të bëjë me afat. Ky i fundit, duket edhe më i rëndësishm­i, me presidenti­n kuqezi që, teksa përpiqet të shlyejë detyrimet ndaj klubit, vijon paralelish­t një mori takimesh për të gjetur një ortak. Qëllimi i tij nuk ka qenë kurrë që të shesë kuqezinjtë, por UEFA dhe besueshmër­ia e tij, të paktën në zyrat e Nionit, kanë nevojë për prova të tjera.

TË REJA- Lajmet më të fundit nga "Casa Milan" thonë se kreu kinez e ka gjetur një ortak të mundshëm, identiteti i të cilit vazhdon të jetë i mbuluar me mister. Jonghong Li kërkon dikë që të blejë vetëm një pjesë të aksioneve kuqezi dhe emri që po merr edhe me shumë

formë është ai i ;hon Fisher, pronar i firmës "GAP" dhe me një pasuri mbi tre miliardë dollarë. Sipas "Sole 2@ ore", me akordin që përflitet, Jonghong Li do të merrej me pjesën "tregtare" të Milanit në Azi, ndërsa partneri i ri do të menaxhonte pjesën tjetër të botës, kryesisht

Amerikën dhe Europën.

UEFA- Të martën e ardhshme, UEFA do të zbardhë vendimin e saj lidhur me të ardhmen e "Djallit". Shpresat në klubin italian për një vendim në favor janë të pakta, ndaj avokatët kuqezi po përgatiten edhe për apelimin në KAS (Gjykata e Arbitrazhi­t Sportiv). Ideja e Jonghong Li dhe bashkëpunë­torëve të tij është që të paraqiten pikërisht të martën, me një dokument shtesë nga ana e partnerit, çka do të shërbente si garanci, si ndaj UEFA-s, ashtu edhe për hapat e mëtejshme ligjore që Milani do të marrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania