"Për Gatuzon luaj edhe portier"

Panorama Sport (Albania) - - ITALI -

Patrik Kutrone, ashtu si pjesa dërrmuese e organikës së Milanit, është me pushime, por me sa duket e ka marrë malli për skuadrën. I pranishëm në prezantimin e një libri, sulmuesi ka deklaruar: "Po shijoj pushimet, por mezi pres të rikthehem në stërvitje. Mund të jesh fenomen, por pa mendësinë e duhur nuk shkon larg, ndaj vazhdoj të punoj çdo ditë. Gatuzo na ka mësuar shumë në këtë aspekt dhe kjo besoj është vënë re. A mund të jem unë zëvendësi i Susos? Për Milanin dhe trajnerin mund të luaj edhe si portier...".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.