Klubi nuk dorëzohet: Vendimi final, në favorin tonë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Menjëherë pas deklaratës së KAS- it, që nuk pranonte kërkesën e Skënderbeut në lidhje me pezullimin e përkohshëm të efekteve të vendimit të dhënë nga UEFA, ka reaguar edhe klubi korçar me anë të një deklaratë për mediat, në të cilën shkruhej: "Sot, 14 qershor 2018, KAS ( Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA- s. Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga KAS. Për të sqaruar opinionin publik, KAS ka refuzuar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të Komisionit të Apelit pranë UEFA- s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim. Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.