Mici: Tani do flasim me drejtuesit

Panorama Sport (Albania) - - 15 -

Gledi Mici është një tjetër lojtar i Skënderbeut që ka refuzuar një ofertë nga jashtë vendit dhe nuk do ta ketë të vështirë që të gjejë skuadër nëse vendos të largohet nga korçarët. Në një prononcim për "Panorama Sport", pas dënimit të djeshëm, ai është shprehur: "Lajm tronditës ky që dha KAS ditën e sotme (djeshme), pasi mbas atij sezoni që kemi bërë, e meritojmë ne të luajmë në Champions dhe jo ndonjë ekip tjetër. E meritojmë ne të luajmë pasi jemi shpallur kampionë, duke dominuar dhe bërë një sezon fantastik. Do të ulemi të gjithë dhe do të flasim me drejtuesit me qetësi, për të parë se si do të veprojmë për të ardhmen dhe kur do të fillojnë përgatitjet. Nuk duhet të nxitohemi dhe të marrim vendime jo të drejta", tha futbollisti bardhekuq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.